Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Teuta-Luftëtari: Starton pjesa e dytë, gjirokastritët kërkojnë me ngulm golin (VIDEO)

Po luhet në “Niko Dovana” të Durrësit sfida mes Teutës dhe Luftëtarit e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore.

46523929_354419918443986_2604010157276921856_n

Skuadra e Bledi Shkëmbit vjen në këtë përballje pas barazimit në transfertë ndaj Kukësit, ndërkohë që gjirokastritët mposhtën në shtëpi Tiranën me rezultatin 2-1.

 

9 pikë është diferenca mes Teutës dhe Luftëtarit në këtë moment, teksa bregdetarët mbajnë vendin e 3-të, ndërsa bluzinjtë ndodhen në vendin e 7-të. Të dy trajnerët Bledi Shkëmbi dhe Gentjan Mezani kanë bërë publik formacionet zyrtare ku nuk mungojnë surprizat.

LIVE| TEUTA-LUFTËTARI 1-0

Kallaku 3′ 

KOMENTI LIVE: 

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Mbyllet pjesa e parë 1-0. 

45+1′ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Durrsakët menaxhojnë mirë avantazhin dhe nuk lejojnë kundërshtarët të dalin në lojën e tyre.

38′ Rusem Hoxha lëshon një predhë nga distanca, i vëmendshëm Hidi.

36′ Luftëtari kërkon me ngulm golin e barazimit, durrsakët e Bledi Shkëmbit provojnë të surprizojnë me kundërsulm.

27′ Avdyli kombinon bukur me Prognin, teksa ky i fundit provon të servirë për Latif në qendër të zonë. Topi kalon pasqyrën e portës dhe nuk devijohet nga askush.

25′ Donald Rapo del i vetëm përballë portierit dhe e dërgon topin mbi kuadrat. Për gjyqtarin anësor Dobruna kemi të bëjmë edhe me pozicion jashtë loje. Një gafë e anësorit, pasi duket qartë që pozicioni është mëse i rregullt.

22′ Provojnë sërish durrsakët me një gjuajtje nga distanca, por ndal portieri Ruçi.

15′ Fabjan Beqja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ymerajt.

9′ Shans ideal për Luftëtarin me anë të Rrocës, i cili provon me një gjuajtje, por ndal portieri Hidi.

6′ Amadu Latif pretendon për 11-metërsh, pas duelit me Ramadanin, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

5′ Provon Ramadani me një gjuajtje, por jashtë kuadratit.

3′ GOOOOOL TEUTA 1-0. Kallaku zhbllokon shifrat. Pas një pasimi të kapitenit Osmani, mesfushori lëshon një predhë nga jashtë zonë duke përshëndetur rrjetën. 

2′ Pranë golit Teuta. Kamara nuk arrin të gjuaj siç duhet, teksa topi devijohet dhe shkon në këndore.

1′ Ka startuar takimi në “Niko Dovana”, vendasit menjëherë në sulm, në kërkim të golit.

Related posts

Shkëndija do edhe Kupën, në rast suksesi feston edhe Shkupi…

Sadik.Autor

Pogba drejt largimit nga Manchester United, ja arsyeja

Delo.autor

Perez vendos çmimin, ja si mund t’i bashkohet Marcelo Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment