Futboll Seria A Sport

NDIZEN POLIMIKAT PAS KUALIFIKIMIT NË CHAMPIONS/ Papu Gomez akuzohet se ka goditur me grusht trajnerin Gasperini

Atalanta në 1/8-at e Ligës së Kampioneve mes mungesës së qetësisë në dhomat e zhveshjes. Në Amsterdam, kundër Ajaksit, italianëve u mjaftonte një barazim, por skuadra e Gjimshitit arrin të dalë fitimtare falë një goli të Luis Murielit në fundin e ndeshjes, kur holandezët kishin mbetur me 10 vetë.

Harrohen për 90 minuta problemet në dhomat e zhveshjes, ku flitet për një sherr mes trajnerit Gasperini dhe kapitenit Gomez, madje ky i fundit përflitet edhe se e ka goditur edhe me grusht trajnerin në pushim të ndeshjes së javës së shkuar kundër Midtjylandit.

Gjithçka mendohet se ka nisur pasi sulmuesi nuk i është përgjigjur një spostimi taktik që i ka kërkuar Gasperini dhe në pushimin e ndeshjes ka degraduar e gjithë situata, duke sjellë edhe ndërhyrjen e Iliçiçit, i cili ka mbajtur krahun e kapitenit të tij.

Lajmi konfirmohet edhe nga një drejtues i klubit, ndërsa Gasperini ka shkuar i indinjuar për të dorëzuar dorëheqjen e tij, e cila nuk është pranuar nga klubi. U përfol se ai do ta jepte atë pas ndeshjes së djeshme, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Atalanta do të vazhdojë të drejtohet nga Gasperini, i cili u përpoq që t’i sheshonte këto mosmarrëveshje.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Kërkohej nga derbi milanez, Bayer Leverkusen arrin akordin me yllin argjentinas…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Mbrojtja totalisht në gjumë, Rafa Silva ndëshkon Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Smajlaj dhe Gega “veshin” flamurin “kuqezi” me medalje ari

Sadik.Autor

Leave a Comment