Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

EURO 2021/ Kombëtarja U-21 mëson kundërshtarët për kualifikueset, në grup me Italinë dhe Skocinë

Kombëtaret e vogla kanë mësuar dje shortin për rivalët që do të kenë në vitin 2021. Skuadra e 17- vjeçarëve shqiptarë do të ketë një short relativisht të vështirë, me emra të rëndësishëm përballë, mjafton të përmendësh Italinë.

“Në Nion, në selinë e UEFA-s, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 për kombëtaren U-17 të Shqipërisë. Kuqezinjtë në ‘Qualifying Round’ janë shortuar në Grupin e 12-të së bashku me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut. Ndeshjet kualifikuese do të nisin nga 1 korriku i vitit 2021 dhe do të përfundojnë më 16 nëntor të po këtij viti.

Janë gjithsej 13 grupe me nga katër skuadra, ku dy ekipet e para të çdo grupi dhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në pranverën e vitit 2022. Izraeli, që është edhe vendi pritës, do të shkojë direkt në finalet e turneut që do të mbahen në maj të vitit 2022”, ka bërë me dije FSHF.

Për datat ekzakte të takimeve, do duhet pritur ende, pasi UEFA të bëjë të mundur zbardhjen e kalendarit të plotë për të 13 grupet e Kombëtareve U-17.

KOMBËTARJA U-17

GRUPI 12

1. Italia

2. Skocia

3. Irlanda e Veriut

4. Shqipëria

Related posts

LIVE/ KAMZA-FLAMURTARI: Përfundon pjesa e parë, barazim total në lojë dhe gola

Isa.Autor

SALERNITANA-MILAN/ Rebic ndëshkon për “Kuqezinjtë me një “PREDHË” nga jashtë zone (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ “Demi” Lautaro: Doja të largohesha pas tre muajsh nga Inter-i. Ja kush më ndihmoi

Delo.autor

Leave a Comment