Futboll Sport

MANDZUKIÇ SFIDON PROTOKOLLET MJEKËSORE/ Ja lajmi i mirë që ka për Juventusin (FOTO)

Një “tweet” për t’i siguruar të gjithë, një “tweet” për të mohuar thashethemet, që po e bënin rrugën e tyre në internet dhe që e donin atë në “infermieri” gjatë tri javëve të ardhshme, referuar prognozës mjekësore në fillim për lëndimin të tij.

Mario Mandzukic përdor rrjetet sociale për lajmet e mira. Së pari, duke iu dërguar urimet shokëve të skuadrës, që triumfuan në Jeddah të Arabisë Saudite, teksa fituan Superkupën e Italisë ndaj Milanit. Së dyti, kroati përshpejton rehabilitimin e tij dhe shpall qëllimin për t’u rikthyer sa më shpejt: “Duke punuar shumë, për t’u kthyer me shokët e mi gjatë dy javëve. Ndërkohë, unë jam tifozi juaj më i madh! Fat i mirë për sonte!”

Pra, nuk ka vend për frikë te tifozët bardhezinj, sepse sulmuesi kroat po i “karikon bateritë”, i gatshëm për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Related posts

Gattuso: Kanë qenë 50 ditë shumë të vështira për mua

Sadik.Autor

“DREJT GJERMANISË…”/ UEFA publikon momentet kryesore të rrugëtimit drejt europianit të kombëtares shqiptare

F.autor

TRIUMFUAN NË “FA CUP”/ Dëgjojeni si çmendet komentatori anglez pas super golit të Celinës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment