Futboll Kategoria Superiore Sport

I INFEKTUAR ME COVID-19/ Shikoni çfarë bën sulmuesi i Partizanit gjatë ndeshjes së “Demave”… (FOTO)

Brajan Braun, është protagonist edhe kur nuk luan. Aktualisht, xhamajkani është i infektuar me COVID-19. Kur Partizani zbriti në fushë kundër Teutës ditën e djeshme, Braun postoi një foto ku dukej se po luante “PlayStation”.

Sulmuesi i kushtoi 50 mijë dollarë Partizanit, duke u transferuar nga ekipi i Reno, që militon në kategorinë e dytë të futbollit amerikan. Por, për asnjë moment, xhamajkani nuk arriti të fitonte një vend titullari. Edhe pse e nisi mirë me tre gola kundër Kukësit në Superkupën e Shqipërisë, forma e tij erdhi në rënie.

Këtë sezon, Braun nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje në Superiore, ndërsa për momentin, është i infektuar me COVID-19. Edhe pse me merkato të bllokuar dhe me një kontingjent të reduktuar lojtarësh, 27-vjeçari sërish e ka të vështirë të jetë protagonist. Sulmuesi nga Xhamajka është një ndër futbollistët më të paguar në Shqipëri, ku përfiton 8500 dollarë pagë mujore.

Related posts

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Nga COVID-19 tek ulja e pagave dhe karriera, Dybala rrëfehet nga karantina

Delo.autor

RONALDO I RI/ Ylli i PSG-së transferohet në La Liga për 40 milionë euro

Isa.Autor

Skënderbeu sfidon të ftohtin, Daja: Largime do ketë vetëm me një kusht!

Q.Autor

Leave a Comment