Champions League Futboll Seria A Sport

SHORTI NË NYON/ Ja kundërshtari më i mundshëm i Juventus në 1/8-at e Champions…

Më 14 dhjetor, në orën 12 në Nyon, do të hidhet shorti që do të përcaktojë përballjet e 1/8-ave të Champions League.

Për sa u takon skuadrave italiane, Juventus është e vetmja që e ka fituar grupin dhe do të ketë një avantazh të madh, sepse ekipet e kualifikuara si vende të dyta nuk janë Bayern Munich, Liverpool ose Manchester City.

Skuadrat që kanë luajtur në të njëjtin grup dhe ato që të një vendi nuk mund të përballen akoma me njëra tjetrën dhe kjo i bën më të parashikueshme përballjet e 1/8-ave.

Një gjë duket e sigurt: Juventus do të peshkojë me 95% një ekip spanjoll ose gjerman. Përjashtimi përfaqësohet nga portugezët e Porto-s.

Bardhezinjtë, në fakt, duke përjashtuar nga tetë të dytat Lazio-n, Atalanta-n dhe Barcelona-n, do të mund të përballen me Leipzig, Borussia M’Gladbach, Sevilla, Atletico Madrid dhe luzitanët.

Kampionët e Italisë janë përballur në të kaluar me të gjitha këto skuadra, me përjashtim të njërës: Leipzig.

Për shkak të limitimeve të Bayern dhe Real Madrid, ka 23% të mundësive që Juventus të sfidojë pikërisht Leipzig në 1/8-at.

Skuadrat e kualifikuara si vende të para

Bayern Munich

Real Madrid

Manchester City

Liverpool

Chelsea

Borussia Dortmund

Juventus

Paris Saint Germain

Skuadrat e kualifikuara si të dyta

Atletico Madrid

Borussia Monchengladbach

Porto

Atalanta

Siviglia

Lazio

Barcellona

Leipzig

Related posts

BROJA NUK NDALET/ Gol përsëri me Chelesan U-18

Delo.autor

“KEQARDHJE PËR KËTË HUMBJE”/ Trajneri Cungu: Lodhja është shumë e madhe…

Delo.autor

NGA HAKIMI TEK “DEMI” LAUTARO/ Conte buzëqesh për lojtarët e grumbulluar me kombëtaret

Delo.autor

Leave a Comment