Futboll La Liga Sport

ZIDANE ARRITI KUALIFIKIMIN NË CHAMPIONS DHE SHMANGU SHKARKIMIN/ Ja lëvizja e bujshme e trajnerit Pochettino…

Zinedine Zidane ka arritur ta udhëheqë Real Madrid-in në 1/8-at e Champions League. Francezi ka arritur të shmangë shkarkimin dhe të largojë hijen e gjatë të Mauricio Pochettino-s, i cili është kontaktuar nga drejtuesit madrilenë në rast të një eliminimi nga Champions-i të Real-it.

Puna e madhe e bërë nga Pochettino te Tottenham nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha, por argjentinasi nuk ka arritur të gjejë një ekip një vit pas largimit nga Spurs.

Poch priste telefonatën e Real Madrid, por kualifikimi në 1/8-at i ka prishur planet. Në këtë moment, sipas Don Balon, zgjidhja më e mundshme për argjentinasin është Manchester United, duke parë se Solskjaer mund të konsiderohet i shkarkuar pas eliminimit nga Champions League.

Related posts

(VIDEO) Barazon skuadra e Dortmundit, shënon Kagawa

Q.Autor

“EURO 2020″/ Sfida Francë-Portugali, UEFA zgjedh njeriun e ndeshjes midis Ronaldos dhe Benzema

Delo.autor

IDEJA E BUJSHME/ Nëse kemi finale angleze në Champions, të luhet në stadiumin e…

Delo.autor

Leave a Comment