Futboll Seria A Sport

YLLI BELG BËN MBROJTËSIN PËR SHAKHTAR/ Shikoni si i mohoi Interit golin dhe i eliminoi nga Champions (VIDEO)

Interi dështoi sërish të kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve, teksa me barazimin e marrë ditën e djeshme ndaj Shahtjor Donjetskut, mbeti në vendin e fundit të grupit B, duke mos siguruar dot sa Ligën e Europës.

Zikaltërit e kishin mundësinë për të mposhtur skuadrën ukrainase, sidomos në minutat e fundit. Ishte minuta e 89, kur Sançez merr një krosim të shkëlqyer nga Eriksen nga goditja e këndit dhe godet menjëherë bukur me kokë, por kur të gjithë interistët u bënë gati për të festuar, Lukaku i ngriu buzëqeshjen të gjithëve.

Belgu i ndodhur pranë portës kundërshtare, shfaqet në pozicion jashtë loje dhe ndal me kokë gjuajtjen e Sançezit, e cila me shumë mundësi do ndalej në fundin e rrjetës.

Sigurisht kapja e topit nga Lukaku ishte e paqëllimshme, por duket se fati i keq e ndjek belgun, pasi edhe në finalen e Ligës së Europës ndaj Sevijës, u bë protagonist, duke shënuar një autogol, në tentativë për të larguar topin.

Related posts

Ronald Koeman: Guardiola është më i miri, ka tejkaluar edhe Cruyff

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Mbyllet gjithçka për Ali SOWE-në, vendosi trajneri Skënder Gega

Sadik.Autor

“ZIKALTËRIT” DUAN TA SJELLIN NË MILANO/ Menaxheri i Lukakut: Palët duhet të lëvizin, por jo…

Delo.autor

Leave a Comment