Boks Sport

DUELI I BAMIRËSISË/ Ja shuma marramendëse që arkëtoi legjenda Mike Tyson…

U rithye në ring pas 15 vitesh për të zhvilluar një duel bamirësie ndaj Roy Jones Jr., por në fund u largua më një llogari bankare plot me parà. Nga sfida e 28 nëntorit zhvilluar në Los Anxhelos, legjenda e boksit Mike Tyson ka arkëtuar 66 milionë euro.

Një shumë e jashtëzakonshme, që e kanë zili edhe kampionët aktualë të peshave të rënda në boks, që nuk I kapin dot këto shifra. Gjithçka ka ardhur nga shitja PPV (pay per view-paguaj për ta parë) e këtij dueli, që kaloi 1 milionë shitje on-line.

Pavarësisht kësaj, “Iron Mike” tregoi se i përket një brezi që nuk shuhet kurrë dhe se popullariteti i tij nuk është zbehur. Kjo sfidë ishte një sukses i garantuar, ndaj dhe Mike Tyson ka konfirmuar se dëshiron të duelojë sërish për bamirësi.

Related posts

“SUNING” NË KRIZË TË THELLË EKONOMIKE/ Presidenti i Inter: Në vitin 2021 duhet të vazhdojmë të forcojmë dhe…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja ndeshja Udinese-Inter. Rezultati 0-2

Delo.autor

CHAMPIONS/ Juventus mposht Barcelonën në “Camp Nou” dhe ngjiten në krye të grupit. CR7 “HERO” me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment