Futboll Seria A Sport

ZHGËNJIMI TOTAL I INTER NË EUROPË/ Ish-trajneri “Zikaltër”: Kishin shumë raste shënimi duke mos patur fat, por…

Ish-trajneri i Interit, Andrea Stramaçioni ka folur në mikrofonat e “Radio Sportiva” ku ka komentuar eliminimin e Interit nga Champions-i:

“Është një mëkat në nivel kombëtar sepse Italia ishte gati të kualifikohej për më tej në Champions me të gjitha skuadrat. Kam besim të lartë për këtë grup lojtarësh, dje mungonte vetëm goli dhe kishin shumë raste shënimi duke mos patur fat, por them se kualifikimi i shpëtoi nga duart ndeshjet e kaluara.

Bilanci ishte fatkeq, ky grup lojtarësh ishte krijuar për të përballuar dy kompeticione. Kristian Eriksen ishte ai lojtar që u ble për t’i shtuar vlerën mesfushës së Interit.

Tifozët zikaltër janë të zhgënjyer për minutazhin e pakët të Eriksenit pasi dje kur u aktivizua pati disa raste për gol.”, përfundon fjalën e tij, Andrea Stramaçioni.

Related posts

KONFERENCA PËR VENDIMIN E “CAS”/ Presidenti i klubit korçar, Takaj: Ja çfarë do të ndodhë me Skënderbeun…

Delo.autor

BABA PËR HERË TË PARË/ Marash Kumbulla zbulon emrin e fëmijës

F.autor

18-VJEÇARI QË PO “ÇMEND” EUROPËN/ Milan sfidon Inter dhe Juventus për një talent të madh…

Delo.autor

Leave a Comment