Futboll Seria A Sport

“DEMI” LAUTARO NJË HAP LARG RINOVIMIT/ Vështirësi me menaxherët, e ardhmja e yllit të Interit në dyshim

Lautaro Martinez dukej fare pranë rinovimit me Interin, sidomos pas gjetjes së akordit me bazë prej 5 milionë eurosh në sezon. Kur firma duhej vetëm të hidhej më 20 prill, kanë lindur probleme.

Teksa sulmuesi dëshiron që të vijojë tek Interi karrierën, dy menaxherët e tij, Beto Jake dhe Rolando Zarate, raportohen se po bisedojnë me Barcelonën për një transferim të mundshëm në merkaton e verës. Ajo e dyshes duket si një përpjekje për të detyruar klubin zikaltër të ofrojë më tepër para për kontratën e re të “Demit”.

Në këto rrethana, thuhet se mes lojtarit dhe menaxherëve ka një ngrirje e cila mund të sjellë risi në raportet e tyre në të ardhmen.

Nga njëra anë, Lautaro mund të firmosë vetë rinovimin me ndihmën e babait të tij (avokat) siç bënte Shkriniar disa vite më parë, ndërkohë që një transferim te Barcelona mund të materializohej vetëm në rast se edhe argjentinasi bindet për t’iu bashkuar Leo Mesit në Katalonjë, një ëndërr të cilën ai e “përkundte” deri pak muaj më parë.

Related posts

Njihuni me Bettinellin/ Portieri që është grumbulluar nga Anglia pas vetëm 2 ndeshjeve në Premier 

Isa.Autor

Salah shënon super gol, ndaj Romës dhe nuk e feston (VIDEO)

Sadik.Autor

TELUSHI del hapur/ DUA TITULLIN, ky mund të jetë viti i duhur për PARTIZANIN

Isa.Autor

Leave a Comment