Futboll Seria A Sport

“NE DO TË KËRKOJMË TË FITOJMË KUNDËR…”/ Mbrojtësi Kumbulla jep lajmin e mirë dhe ndez ëndrrat e tifozëve

Mbrojtësi shqiptar i Roma-s, Marash Kumbulla, ka komentuar humbjen e pësuar në Europa League kundër CSKA Sofia-s.

“Kemi bërë disa gabime, na ka munguar pak përqendrimi sepse ishim gjithsesi të kualifikuar si vendi i parë. Duhet të punojmë në këtë aspekt, sepse nuk mund të dhurohen gola të tillë. Të shikojmë përpara dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Kumbulla për Rom TV.

Në lidhje me objektivin: “Ne do të kërkojmë të fitojmë kundër të gjithë skuadrave, pavarësisht se kush është kundërshtari. Objektivi ynë në Europa League është të vazhdojmë përpara sa më shumë të jetë e mundur. Ky kompeticion është i vështirë, sepse ka shumë turne, por objektivi ynë është të arrijmë deri në fund”.

Në lidhje me formën e tij: “Tani ndihem shumë më mirë. Kam luajtur 90 minuta kundër Sassuolo-s dhe 45 sot, ndihem shumë më mirë. Mendoj se kam rikuperuar formën plotësisht”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Watford-Arsenal. Rezultati 1-2

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Sllovenia pritëse ndaj Kombëtares, ja plani për miqësoren tjetër

Delo.autor

ROSSI RRËZOHET 4 XHIRO NGA FUNDI/ Marquez “falënderon” dhe fiton në Malajzi

Isa.Autor

Leave a Comment