Futboll Sport

PËRDHUNOI 22-VJEÇAREN SHQIPTARE/ Ja me sa vite dënohet futbollisti i njohur

Gjykata e Apelit e Milanos ka lënë në fuqi vendimin për 9 vjet burg për Robinhon, i cili ishte marrë në vitin 2017. Futbollisti brazilian është shpallur fajtor për përdhunim në grup ndaj një 22-vjeçareje me kombësi shqiptare, në janar të vitit 2013.

Siç bën të ditur agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, faktet kanë treguar veprimet e tij në janar të vitit 2013, kur Robinho luante në Milano.

Një gjykatë e qytetit Lombard e ka shpallur atë fajtor për ushtrim dhune në grup ndaj një femre 22-vjeçare me kombësi shqiptare. Për të njëjtin krim akuzohen gjithashtu 5 persona të tjerë.

Mediat italiane theksojnë se Robinho dhe 5 miq të tij kanë ushtruar dhunë për marrëdhënie seksuale ndaj të resë shqiptare.

Robinho, 33 vjeç, luan tashmë në Brazil me Atletico Mineiro. Ai numëron 100 paraqitje me kombëtaren e futbollit të Brazilit.

Related posts

SHKELËN ORËN POLICORE/ Tifozi kundërshtar denoncon stafin e Inter-it. E pëson Zanetti dhe Conte

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Kukësi: Mbyllet pjesa e parë, verilindorët dominojnë (VIDEO)

Isa.Autor

DY LEGJENDA/ Ervin SKELA sfidoi RONALDINHON, dhe në fund një… “selfie” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment