Futboll Seria A Sport

“MILANI I PANDALSHËM? MË VJEN KEQ…”/ Futbollisti i Juventusit PARALAJMËRON kuqezinjtë

“Fillimisht dua t’i uroj ngushëllimet e mia familjarëve dhe miqve të Paolo Rosit. Edhe pse në vitin 1982 ai i shkaktoi një dramë popullit tim, aq sa me ato tre gola të gjithë nisën ta quajnë xhelati, Paolo Rosi në Brazil ishte shumë i famshëm dhe mësuam më pas ta respektonim si rival”.

Me këto fjalë, Aleks Sandro, mbrojtësi i majtë i Juves, i cili është rikthyer në formë pas dëmtimit të gjatë, paraqitet përpara mikrofonëve të televizionit bardhezi, në pritje të ndeshjes me Xhenoan: “Fitorja me Barcelonën ishte fantastike, pasi bëmë një ndeshje të madhe. Por tani atë ritëm duhet ta konfirmojmë edhe në kampionat, pasi jemi ne kampionët. Milani duket i pandalshëm? Ndoshta, por i them që më vjen keq, pasi në fund do fitojë sërish Juventusi”.

Related posts

E QËLLOI ME PLUMB NË KOKË/ Arrestohet ekzekutori i “Diabolik” të Lazios. Akuzohet edhe për vrasjen e një shqiptari

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË FOKUS/ Presidenti i klubit Santos beson: Neymar do të transferohet te Real Madrid…

Delo.autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Bomberi Berisha debuton pa lënë gjurmë, Llapi triumfon ndaj Dukagjinit

Delo.autor

Leave a Comment