Futboll Seria A

Darmian drejt largimit nga United, Roma rivalizon Napolin për shërbimet e tij

Matteo Darmian është drejt mbylljes së aventurës së tij në kampionatin anglez.

Reprezentuesi i Italisë është i lidhur me një rikthim të mundshëm në kampionatin italian Serie A.

Darmian iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2015 nga Torino për një shumë rreth 20 milionë euro.

Por këtë edicion italiani nuk ka pasur hapësirat e duhura nën urdhrat e trajnerit portugez Jose Mourinho

Darmian ka luajtur vetëm katër ndeshje në Ligën Premier dhe për këtë nuk është fare i kënaqur.

Lojtari ka shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer në Serie A, ndërsa Roma dhe Napoli janë vënë pas tij.

Sipas medieve italiane, United është e gatshme ta lë të lirë lojtarin të largohet nëse ndonjëra skuadër ofron 10 milionë euro.

Darmian ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në muajin qershor të vitit 2019.

Related posts

LARGIMI NGA INTERI/ Skriniar: E njëjta gjë ndodhi edhe në verë, por unë…

Isa.Autor

LIVERPOOL-ATLETICO MADRID/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DALIN FOTOT/ Pas ndarjes së BUJSHME nga Pique, Shakira shfaqet e qeshur në shoqërinë e…

F.autor

Leave a Comment