Futboll La Liga

Zidane mesazh me rëndësi për Real-in

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane në konferencën e sotme për shtyp i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me të ardhmen e tij. Tekniku francez u shpreh i bindur për qëndrimin e tij në kampin “Los Blancos” ndërsa theksoi se do të luftojë që të vazhdojë më tej.

“Jam shumë mirë këtu. Do të luftoj gjithnjë, çdo ditë, kjo më bën të jem më i fortë. Më vonë shohim, por do të luftoj gjithmonë. Më pëlqen çdo ditë. Jam shumë i ri për t’u dorëzuar, nuk jam 85 vjeç për të thënë që jam i lodhur nga trajnimi. Jam 45 dhe kam diferencë. Kur flitet shumë, ndodhin shumë gjëra. Jam i ri dhe nuk kam shuam kohë që e bëj këtë punë, por është pasioni që më mban këtu. Kam dëshirë të vazhdoj këtu në kohën më të mirë të mundshme”- ka thënë Zidane.

Zizu foli ndër të tjera edhe për mesfushorin e talentuar, Marco Asensio, për të cilin nuk i kurseu lëvdatat.

“Është një lojtar shumë i rëndësishëm, e dimë se çfarë lojtari është, pasi është edhe shumë i ri. Mund të përmirësohet akoma më shumë, është një lojtar vendimtar si shumë të tjerë këtu dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Unë i shoh të gjithë lojtarët e mi në të njëjtin nivel, për mua të gjithë janë të rëndësishëm”- përfundoi tekniku i madrilenëve.

Related posts

“KEMI NË EKIP SULMUESIN MË TË MIRË NË BOTË”/ Presidenti i Bayern: Shpresojmë që Lewa të qëndrojë

Delo.autor

RANGKICK-MILAN/ Një histori e lindur 15 vite më parë: gati “thesari” për gjermanin

Delo.autor

Federata e Futbollit të Turqisë pritet të dënoj Arda Turan pas këtij veprimi (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment