Futboll Premier League Sport

NGA NJË DËSHTIM TEK NJË RIKUPERIM TEK LIVERPOOL/ Trajneri Klopp: Ai arrin të bëjë gjithmonë diferencën…

Liverpool do të luajë në kampionat kundër Fulham-it këtë të diel, por Jurgen Klopp nuk do të ketë në dispozicion Digoo Jota-n. Sulmuesi portugez, në fakt, është ndalur nga një problem në gju dhe nuk do të udhëtojë me skuadrën.

Nga një dëmtim te një rikuperim.

Pas dëmtimit të pësuar në gju k ëtë verë, Alex Oxlade-Chamberlain është gati të kthehet në dispizicion të Klopp. Në sfidën kundër Fulham, ish-lojtari i Arsenal-it mund të luajë ndeshjen e tij të parë pas disa muajsh.

“Duhet të dëmtohesh një herë në jetë për të kuptuar sa e vështirë është të kthehesh. Të krahasohesh me momentin më të mirë të karrierës pasi je kthyer nga një dëmtim është një budallallëk”, ka thënë Klopp.

“Ox është një lojtar i jashtëzakonshëm, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë. Ai arrin të bëjë gjithmonë diferencën, sa më gjatë të qëndrojë pa dëmtime, aq më mirë do të jetë”.

Related posts

“KISHTE NJË ALKIMI TË JASHTËZAKONSHME QË…”/ Mancini zbulon çelësin e suksesit të Italisë në “Euro 2020”

Delo.autor

CHELSEA NUK KA “FRENA” NË MERKATO/ “Blutë” transferojnë portierin serb

F.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ozil i pakënaqur me aventurën në Turqi, ja destinacioni i radhës për fantazistin…

Delo.autor

Leave a Comment