Basketball Sport

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Basketbollisti Xhonson bie në parket, ndodhet në gjendje kritike (VIDEO)

Basketbolli amerikan është tronditur nga rënia në parket e basketbollistit të kolegjit Keinto Xhonson në ndeshjen e së dielës në Konferencën e Lindjes me ekipin e tij Florida “Gators”.

Në një moment të ndeshjes, lojtari bie direkt në parket në mënyrë të frikshme. Lojtarët janë tronditur ndërsa stafi mjekësor i skuadrës është futur menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë. Lojtari është transportuar më pas në spital. Sipas njoftimit të fundit, gjendja e tij shëndetësore është kritike, por në monitorim të vazhdueshëm.

Xhonson ka kaluar ‘COVID’-in në verë dhe dyshohet se virusi mund t’i ketë infektuar muskulin e miokardit të zemrës, ç’ka mund të ketë shkaktuar parainfarkt.

Related posts

DEKLARATA NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Solskjaer motivon ekipin: Në “Camp Nou” të luajmë si në….

Delo.autor

FORMULA 1/ Jean Todt kërkon revolucion, ja ndryshimet që propozon

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester City-Chelsea. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment