Futboll Premier League Sport

“FANTAZISITI” I PADËSHIRUAR NGA ARSENAL/ Mesfushori Ozil pranë kalimit tek skuadra e njohur europiane…

Fenerbahçe është shumë e interesuar për Mesut Ozil. Trekuartisti gjerman, i cili ndodhet jashtë listës së Arsenalit, mund të ndërrojë ambjent në muajin janar.

Klubi i madh turk është i gatshëm t’a bëjë për vete vetëm në merkaton verore, pasi mesfushorit me origjinë turke i skadon kontrata në fundin e qershorit.

Sipas të përditshmes prestigjoze “BILD”, ka patur një takim midis agjentit të ish-kampionit të botës gjerman me drejtorin sportiv të Fenerbahçes, ish-futbollistin e Interit, Emre Belozollu.

Në Turqi filtron optimizmi, por fantazisti gjerman duhet të ulë pretendimet për rrogën e tij.

Mesut Ozil nuk ka zhvilluar asnjë sfidë me “topçinjtë” e Londrës ku ndodhet jashtë çdo liste të trajnerit Mikel Arteta.

Related posts

“XHELOZIA” E RASHICËS DHE “BISHAT” E SHAQIRIT/ Postimi i mbrojtësit të Kosovës bën bujë në rrjet

F.autor

“Tërmet” tek Milani, UEFA merr vendimin drastik për kuqezinjtë

Sadik.Autor

POLEMIKAT PËR NJË LIDHJE ME MODELEN SEKSI/ Futbollisti i Arsenalit jep përgjigjen për fansat në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment