Futboll Seria A Sport

SKANDALI TEK ATALANTA/ Ja shkaku i sherrit mes trajnerit Gasperini dhe Papu Gomez…

Papu Gomez tashmë po mendon seriozisht largimin nga Atalanta, sidomos pas ngjarjeve të fundit të ndodhura.

Argjentinasi ka pasur një konflikt, ku nuk munguan as grushtet, me trajnerin Xhian Piero Gasperini, gjatë ndeshjes në Ligën e Kampioneve ndaj Midtjilandit. Gazetari i njohur italian, Fabricio Romano, ka zbuluar edhe shkakun e sherrit, i cili lidhet me pozicionin e Gomezit në fushë.

Thuhet se Gasperini i kishte kërkuar të mos luajë më në qendër të mesfushës, por të kalonte si sulmues i djathtë.

Diçka e tillë u refuzua kategorish nga kapiteni, i cili nuk ishte dakord me vendimin e trajnerit dhe i doli kundër atij. Kaq mjaftoi që situata të degradonte dhe më pas të dy u përfshinë në një sherr, ku thuhet se futbollisti e goditi me grusht trajnerin.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Njihet si ndihmësi i përjetshëm i Simeones, Mono Burgos nis karrierën si trajner tek klubi…

Delo.autor

Rusi 2018/ Ters dëmtimesh, edhe Franca humb një yll në mbrojtje

Sadik.Autor

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ Ylli i Liverpoolit akuzohet për VËNIE BASTESH, klubi pritet të…

Isa.Autor

Leave a Comment