Futboll Sport

PASI FITOI ÇMIMIN “PORTIERI MË I MIRË I VITIT” NGA FIFA/ “Gardiani” Neuer: Është një nga vitet më të mira të karrierës time

Portieri i Bajern Mynihut, Manuel Nojer është shpallur fitues i çmimit “Portieri më i mirë i vitit”. Pas marrjes së çmimit, gardiani gjerman deklaron mes emocionesh këtë trofe personal:

“Është një nga vitet më të mira të karrierës time.

Kemi arritur të fitonim gjithçka, ishim të sigurt në vetvetetedhe ishte fantastike. Në këtë vit sidomos gjatë verës, kur kemi luajtur në Lisbonë ishte fantastike.

Sigurisht nuk ishte aspak e lehtë për ne pasi nuk kishim tifozët që të na mbështesnin.

Kemi patur mentalitetin fitues, dhe kemi gjetur kombinimet e duhura duke dhënë më të mirën tonë ndeshje pas ndeshje. Si portier është e thjeshtë të komunikosh në fushën e blertë.

Një shembull unë si portier e kam të lehtë të komunikoj edhe me Levandovskin që ndodhet në sulm, në kuptimin e lirshmërisë.”, përfundon Manuel Nojer.

Related posts

NDRYSHIM KURSI/ Modric refuzon milionat e sheikëve, ulet në tavolinë me Perez

F.autor

HUMBJA NDAJ RENNES/ PSG turpërohet, por që kur tekniku ka marrë kontrollin macja e zezë quhet… Genesio

Delo.autor

Çikalleshi feston golin e parë me Goztepe, skuadra e tij merr fitore të thellë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment