Futboll La Liga Sport

TALENTI QË KËRKOHET NGA KLUBET E MËDHA/ Agjenti bën tifozët e Realit të ëndërrojnë: Mesfushori Kroos mund të luajë me…

Agjenti i Toni Krosit bën me krahë tifozët e Realit të Madridit duke hapur mundësinë e një transferimi të mundshëm të Halandit në kryeqytetin spanjoll. Volker Struth thotë se sulmuesi i Dortmundit mund të luajë me Toni Krosin herët a vonë…

“Halandit nuk do t’i thosha kurrë ‘jo’. Mund të jetë pjesë e agjencisë sime të menaxhimit. Është një lojtar fantastik dhe njeri special. E njoh edhe personalisht dhe është shumë pozitiv. Është shumë i ri dhe mund të përmirësohet shumë në të gjitha aspektet.

Ekziston mundësia që ai ende të luajë përkrah Toni Krosit. Reali i Madridit është një tjetër nivel. Kros ndihet shumë mirë aty dhe po bën ndeshje fantastike. Shpresoj që të vazhdojë në këtë mënyrë”, ka thënë Struth. Ndoshta agjenti i lojtarit madrilen ka informacione se një ditë Haland mund të transferohet te “Galaktikët” dhe kjo është ëndrra e tifozëve.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Ylli Lewandowski dhuron spektakël në “Camp Nou” dhe ndëshkon Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Ish e dashura e Dybalës ÇMEND tifozët, ata: Paulo, çfarë ke bërë kështu (FOTO)

Isa.Autor

MBI PYETJEN E RONALDOS QË BEFASOI TË GJITHË SKUADRËN/ Ylli Morata: Askush nga ne nuk e dinte…

Delo.autor

Leave a Comment