Futboll Sport

MPOSHT “PËRBINDËSHIN” DHE “JASHTËTOKËSORIN”/ Bomberi Lewandowski zgjidhet “Lojtari më i mirë i Vitit” nga FIFA

Janë dhënë ditën e sotme çmimet e FIFA-s, për vitin 2020, ku janë zgjedhur më të mirët për këtë vit, që po shkon drejt mbylljes.

Lojtari më i mirë i vitit është zgjedhur sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, i cili ka lënë pas tij dy finalistët, Leo Messi dhe Kristiano Ronaldo. Nuk kishte shumë dyshime për këtë, pasi polaku fitoi gjithçka me skuadrën e tij dhe ishte një çmim i merituar.

Për sa i përket çmimit për trajnerin më të mirë, të gjithë janë habitur, pasi sipas votave, tekniku i Liverpulit, Jyrgen Klop është zgjedhur si më i miri, ndonëse nga shumë mendohej se mund të ishte Flik, për shkak të fitimit të tripletës së trofeve me Bajernin. Vetë trajneri i Liverpulit nuk arrinte ta besonte, se ai ishte zgjedhur trajneri më i mirë i vitit.

Portieri më i mirë për vitin 2020 është zgjedhur gardiani i Bajernit, Manuel Nojer, i cili në sezonin e fundit i dha siguri skuadrës së tij në fitimin e tripletës.

Te formacioni më i mirë, nuk ka vend për Nojerin, i cili pavarësisht se u zgjodh portieri më i mirë, në formacion në portë është zgjedhur Alisoni i Liverpulit. Më tej, në mbrojtje janë dyshja Van Dajk-Ramos, ndërsa nga krahët Arnold dhe Dejvis. Mesfusha përbëhet nga De Brojne i Sitit, Tiago Alkantara i Liverpulit dhe Kimish i Bajernit. Ndërsa për sulmin nuk ka shumë dyshime, është zgjedhur treshja Mesi-Levandovski-Ronaldo.

Dhënia e çmimeve: 

Lojtari më i mirë i vitit: Robert Levandovski (Bajern Mynih)

Lojtarja më e mirë e vitit: Lusi Bronz (Mançester Siti)

Formacioni më i mirë i vitit:

Futbollistja më e mirë e vitit: Vivian Miedema (Arsenal)

Formacioni më i mirë i vitit për femra:

Trajneri më i mirë: Jurgen Klop (Liveprul)

Trajnerja më e mirë për femra: Sarina Vigman (Holandë)

Çmimi “Goli më i bukur i vitit”: Heung Min Son (Totenhem)

Çmimi i bamirësisë: Markus Rashford (Mançester Junajtid)

Portieri më i mirë: Manuel Nojer (Bajern Mynih)

Portierja më e mirë femër: Sara Buhadi (Lion)

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Dembele dhe dasma e fshehtë, ironia nxit rrjetet sociale: U vonua edhe aty?

Delo.autor

Ish-sulmuesi i Juventusit plas BOMBËN: HIGUIAN do shënoi më shumë gola se RONALDO

Isa.Autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Aksel Vitsel: Kanavaro nuk më la të shkoja tek…

Isa.Autor

Leave a Comment