Futboll Sport

E PABESUESHME/ “Tërmet” tek Argjentina, trajneri i kombëtares zbret nga froni “Pleshtin”

Siç e dini, të enjten në mbrëmje, çmimi i FIFA-s, “The Best”, shkoi për Robert Lewandowski. Por, siç ndodh shpesh në këto raste, votat e veçanta që zbulohen në orët pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve shkaktojnë sensacion.

Dhe kështu, ndërsa mësojmë se Lionel Messi nuk i ka dhënë asnjë pikë Cristiano Ronaldos, edhe në mesin e tre më të mirëve, gjithashtu zbulojmë se Lionel Scaloni nuk e ka vendosur “Pleshtin” në vendin e pare, në votimin që ka bërë si trajner i Argjentinës.

E pabesueshme, por e vërtetë. Me siguri, kjo do t’i acarojë marrëdhëniet mes trajnerit të Albiceleste dhe yllit të saj. Vërtet e pashpjegueshme si Scaloni nuk ka votuar më të mirin lojtarin e vet, emblemën e futbollit argjentinas. Ai ka zgjedhur të parin, duke i dhënë 5 pikë, Sadio Mané të Liverpool. Në vendin e dytë, më 3 pikë, ka votuar Messin dhe në të tretin Neymar, me 1 pikë.

Një votë befasuese, si për parapëlqimin e Mané para Messit, ashtu edhe për “rrëzimin” e simbolit të kombëtares që ai vetë drejton si trajner. Me sa duket, me integritet të madh intelektual, Scaloni donte të votonte duke ndjekur vetëm dhe ekskluzivisht shijen e tij personale.

Related posts

ZYRTARE/ Blerja më e re e Milanit prezantohet dhe entuziasmon kuqezinjtë (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mediat “trazojnë ujërat” tek Juventusi, ja zëvendësuesi i Allegrit

Delo.autor

“BLINDOHET SELMAN STËRMASI”/ Mbi 100 stjuartë për derbin e kryeqytetit, ja çfarë pritet

Delo.autor

Leave a Comment