Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Pas Hamilton rinovon edhe Toto Wolff, Mercedes gjen sponsorë të rinj

Austriaku Toto Wolff do të vijojë detyrën e drejtorit sportiv të Mercedes në Formula 1 edhe për 3 vitet e ardhshme. Ai ka rinovuar kontratën me makinën gjermane deri në vitin 2023.

Wolff kishte pranuar edhe më parë se do të qëndronte, por jo për 3 vjet. Ai është njeriu që drejton të gjitha veprimet e makinës gjermane në pistë, “koka e suksesit të Mercedes në 10-vjeçarin e fundit”.

Gjithsesi, ai ka mundësi të ndryshojë pozicion brenda makinës Mercedes në çdo moment. Ky njoftim i rinovimit të Wolff vjen pak orë pas lajmit se edhe piloti britanik Lewis Hamilton do të rinovojë kontratën me makinën gjermane.

Ndërkohë, Mercedes ka shitur 33.3% të aksioneve të saj te kompania Ineos, që bëhet aksionere me të drejta të plota. 33.3% të aksioneve i ka kompania Daimler dhe 33.3% i kanë Mercedes dhe Wolff.

Related posts

PUSHIMET NË SPANJË/ Aventura e Ibrahimovic me yacht, suedezi “sulmohet” nga disa nudistë (FOTO)

Delo.autor

MUNGESA E YJEVE TEK “PANCERAT”/ Klopp xheloz për Anglinë: Ka 7 sulmues, ne pse nuk kemi?

Delo.autor

SFIDON MILAN NË MERKATON E JANARIT/ Liverpool gati super ofertën për të “rrëmbyer” mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment