Futboll Kategoria Superiore Sport

TENSIONE TEK PARTIZANI/ Trajneri Daja merr vendimin e papritur para ndeshjes me Bylisin

Një javë tepër e ngarkuar te Partizani. Gjithçka nisi me atë humbje kundër Vllaznisë që la një shije të hidhur te “demat”. Drejtori Olsi Rama u ndalua shumë te tifozët që kishte Vllaznia në stadium, duke marrë dhe replikën e Alban Xhaferit.

Vllaznia u dënua me gjobë më pas. Më vonë, vëmendjen e morën dy futbollistët, Melo dhe Asani. Mesazhe në rrjetet sociale dhe foto me agjentin në Tiranë, çka bëri që Asani të kthehet në një çështje te “demat e kuq”. 25-vjeçari mund të jetë largimi i parë nga Partizani, pasi po ka më shumë se një muaj që nuk po luan titullar.
Edhe gjyqi në KAS ndodhi gjatë kësaj jave për Partizanin, ku ende nuk ka një përgjigje finale. Të gjitha këto ngjarje, kanë sjellë disi tension tek të kuqtë dhe trajneri Daja, nuk doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Bylisin, ndoshta për të frenuar disi zhvillimet

Related posts

​Milan eliminon Interin nga Coppa Italia, kalon në gjysmëfinale

Q.Autor

REY MANAJ MBETET NË SERIE A/ Spezia do të blejë kartonin nga Barcelona për 2.7 mln euro

F.autor

Si kurrë më parë në këto 10 vite thyhet dominimi Messi-Ronaldo. Do e fitojë Salah “Topin e Artë? (SONDAZHI)

Sadik.Autor

Leave a Comment