Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester City mposht Southampton dhe i falet Sterling

Manchester City ka fituar minimalisht ndeshjen kundër Southamptonit në transfertë me rezultatin 0-1. “Qytetarët” arritën të fitojnë 3 pikë shumë të vlefshme ndaj një ekip të vështirë dhe me pretendime këtë sezon.

Djemtë e Guardiolës e dominuan ndeshjen, por u mjaftuan vetëm me një gol. Ishte Sterling që realizoi në pjesën e parë pas një pasimi të Kevin De Bruyne për 1-0. Sulmuesi anglez nuk gaboi brenda zone.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar dhe vendasit u munduan të rrezikonin portën e Ederson, por nuk mposhtën brazilianin. Manchester City merr 3 pikë të arta në një transfertë shumë delikate.

Related posts

FRANCË-FINLANDË/ Mbappe mungon në këtë ndeshje, starton në sulm Martial dhe Benzema (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Presidenti Scaroni: GATTUSO mos të trembet nga CONTE, MILANIN e rikthejmë në…

Isa.Autor

Chelsea hyn në garë për sulmuesin anësor të Bordeaux, Malcom

Sadik.Autor

Leave a Comment