Futboll La Liga Sport

ZOTËRON SHIFRA MBRESËLËNËSE/ Ky lojtar i Real Madrid është më efikas se “Pleshti” dhe CR7

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në verën e vitit 2018, ka “zgjuar” Karim Benzema i cili ka koleksionuar shifra mbresëlënëse në aspektin personal.

Francezi shënoi 30 gola sezonin e kaluar dhe vijon të jetë protagonisti kryesor tek skuadra Zinedine Zidane edhe këtë vit. Që prej largimit të Ronaldos më 2018, vetëm tre lojtarë në Evropë kanë shënuar më shumë gola se Benzema: Robert Lewandowski (63 gola), Lionel Messi (60) dhe Kylian Mbappe (47).

Por 41 golat e Benzemas janë edhe më mbresëlënëse duke qenë se ai ia ka shënuar ato nga vetëm 97 goditje, apo 2.3 goditje për ndeshje, më pak se Messi (2.5), Luis Suarez (2.8) dhe Cristiano (3.2). Vetëm Lewandowski ka bërë më mirë se Benzema, i cili e ka nga 1.95 goditje për ndeshje.

Related posts

PËRQAFIM EMOCIONUES/ Maldini takon mikun Gattuso përpara Napoli-Milan (FOTO)

Delo.autor

Ambicie prej ditës së parë, Reginaldo: Tek Kukësi për GOLA dhe TROFE

Isa.Autor

THOMAS STRAKOSHA TREMB LAZION/ “Gardiani” pëson dëmtim gjatë stërvitjes, ja kur pritet të jetë i gatshëm

Delo.autor

Leave a Comment