Bundesliga Futboll Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Europës mposhtin me përmbysje Bayer Leverkusen, Lewa “hero” me dopietë

Bajern Mynihu tregon karakterin e vërtetë duke arritur të fitojë sfidën e vështirë ndaj Bajer Leverkusenit në momentet e fundit të sfidës 1-2. Kampionët në fuqi të Gjermanisë dhe Europës e mbyllin vitin 2020 në vendin e parë me 30 pikë falë dopietës së “makinerisë” së golave Robert Levandovskit.

“Aspirinat” zhbllokuan sfidën me Patrik Shik në minutën e 14-të duke shënuar një gol spektakolar. Ndeshja mund të ishte ndërlikuar akoma më shumë për ekipin e Hansi Flik nëse nuk do të anullohej goli i dytë i sulmuesit çek në minutën e 28-të.

Levandovski bëri detyrën 2 minuta nga fundi i pjesës së parë duke përfituar nga dalja e gabuar e portierit të Leverkusenit.

Deri në momentet e fundit të ndeshjes, dukej se Leverkusen do ta mbyllte këtë vit në vendin e parë, por thyerja e aksionit të vendasve nuk u shpërdorua nga Leva, i cili shënoi golin e triumfit.

Pas 13 ndeshjesh, Bajern kryeson me 30 pikë, kurse Leverkusen mbetet i dyti me 28 pikë.

Related posts

FITORJA NDAJ IZRAELIT/ Salihi: Bravo të rinjtë, por të shohim përpara

Isa.Autor

SUPERIORJA ËSHTË SHUMË AFËR/ Klubi i Kategorisë së Parë me stadium modern (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

KA BËRË SEZON POZITIV NË ITALI/ Klubi i Serisë A gati t’i rinovojë kontratën trajnerit

Delo.autor

Leave a Comment