Futboll Seria A Sport

RAMOS 10 VITE “MBRET” NË FORMACION/ Kapiteni spanjoll dominon me Mesin dhe Ronaldon

Kurora e Serxho Ramosit ka 10 kreshta. Kaq vite ka mbrojtësi i Realit të Madridit dhe i kombëtares spanjolle që përfshihet gjithmonë në formacionin më të mirë të vitit, i cili zgjidhet nga FIFA. Që nga viti 2011 deri më sot, ai është përzgjedhur gjithmonë për të qenë në këtë formacion. Këtë vit ishte i vetmi madrilen që u përfshi në formacionin më të mirë të vitit.
Në total janë 11 raste ku është bërë pjesë e 11-shes më të mirë, por në 10 prej tyre ka qenë pa ndalim. Serxho u përzgjodh për herë të parë në vitin 2008, por dy vite më vonë nuk ishte më pjesë e këtij formacioni. Nga viti 2011 deri sot, vetëm kapiteni i Realit të Madridit bashkë me Mesin dhe Kristiano Ronaldon janë gjithmonë pjesë e këtij formacioni yjesh. Pak ditë më parë nuk u përfshi në formacionin më të mirë të historisë nga “France Football”, por ja ku vjen një tjetër çmim për ta ngushëlluar.

Trofetë individualë nuk i kanë munguar kurrë spanjollit, i cili është lideri i Realit të Madridit dhe i kombëtares spanjolle. Edhe në moshën 34- vjeçare vazhdon të bëjë histori dhe të udhëheqë dy formacionet ku aktivizohet.

Related posts

SHIFRA MARRAMENDËSE/ Pushimet luksoze të C.Ronaldo-s, vetëm për çarçafë e peshqirë harxhon mijëra euro

F.autor

SI TË GJITHË BRAZILIANËT/ Mamaja e Jorginho tregon KLAS dhe TEKNIKË me topin (VIDEO)

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED BËN GODITJEN E PAPRITUR/ Sulmuesi i njohur udhëton drejt Anglisë për të kompletuar transferimin

Delo.autor

Leave a Comment