Futboll Seria A Sport

“TITULLI ËSHTË DERTYRIM PËR KONTEN”/ Materaci: Eriksen do largohet

Nëse në Madrid humbet 2-0, shkon 2-2, mund të bësh 3-2 dhe pëson, lindin disa pyete. Një përgjigje është: Mund të mblidhte më shumë pikë, në kampionat dhe në Champions. Një tjetër është shpresë për t’u verifikuar: Interi sot nuk do ta kishte pësuar atë përmbysje”. E ka thënë Marko Materaci për “Gazzetta dello Sport”, duke nënvizuar korrigjimet e Antonio Kontes që kanë nxitur ringritjen në Serinë A.
Mendoni se Inter-Napoli ishte e ekuilibruar?
Ekuilibri është një fjalë e dashur për Konten. Nuk mund të thuhet që është një Inter brilant. Propozon më pak lojë se vitin e kaluar. Megjithatë, unë ndoshta do të jem i modës së vjetër, kur shikoj fiksimin e nisjes së aksionit nga portieri, çmendem. Tani Interi vendos kundërshtarin më shumë në vështirësi krahasuar me kohën kur kishte 70% të zotërimit të topit. Edhe pse nëse ke në grup një LeBron Xhejms të transferuar në një fushë futbolli, është e drejtë ta përdorësh për karakteristikat e tij.

Ja, pikërisht, është një Inter shumë fizik?
Nëse përjashtohet Spanja, në të gjitha kampionatet fiziku bën diferencën. Ka qenë kështu në Milanin e holandezëve, në Interin e “Tripletës”. Nëse në mbrojtje ke Shkriniarin, De Vrajn dhe Bastonin, nuk mund të pretendosh nisjen e topit nga prapa; kur ke një shtyllë kurrizore të fortë, i ndërton përreth një skuadër.
Do të shohim një Inter më brilant?
Me Sensin dhe Brozoviçin, me shumë mundësi po. Në të kundërt kur luhet me Vidalin, Barelën dhe Naingolanin, që ofrojnë sasi por heq dorë nga cilësia.

Të dielën Konte foli për lëvizje automatike. Si përmirësohen, ju që nuk i keni pasur asnjëherë?
Me cilësi, por këtë e ofron edhe trajneri. Nëse nuk bën detyrimisht një ndryshim rol për rol, nëse nuk heq një sulmues për të aktivizuar Hakimin, siç bëri me Napolin, por shton një sulmues tjetër. Megjithatë, një “pykë” në stol duhet pasur dhe të dielën Sançez mungonte. Ndërsa Eriksen kur hyn në fushë, duhet ta bëjë si me Shahtjorin. Dhe nuk e ka bërë gjithmonë.

Eriksen, më fajtor apo viktimë?
Kam menduar gjithmonë dy gjëra. Së pari: ndihmo veten se Zoti të ndihmon, pra nëse ke cilësi në Angli, duhet t’i tregosh edhe në Itali. Së dyti: transferimet në janar kanë përherë të papritura, Eriksen u nis me handikap. Dhe në dimër mendoj se do të largohet sërish, edhe pse varet nga mundësitë dhe nga planet e klubit.

Po Konte e ka apo jo këtë plan “B”?
Mbi të gjitha në Europë mbrojtja me katër është zgjidhja më e mirë, por nga ajo situatë Interi ka dalë njëherë. Megjithatë, këmbëngul, i mbetet cilësia: shumë, më shumë se të tjerët. Ndryshimi i sistemit, së paku ndonjëherë, ndihmon të përdoren sa më tepër.

Konte buzëqesh kur i thonë që pas daljes nga Champions-i Interi është “i detyruar” të fitojë titullin. Po ju?
Në të vërtetë për mua ishte i detyruar edhe më përpara. Dhe, sipas meje, ndërkohë, panetonen në krye për Krishtlindje e ha Konte.

Related posts

U transferua tek Liverpuli, në internet tallen keq me SHAQIRIN (FOTO)

Isa.Autor

DORTMUNDI ZHGËNJEN SËRISH/ Java e dytë e Bundesligaës nis me një rezultat surprizë

Isa.Autor

SFIDA NDAJ ZVICRËS PËR “EURO 2020″/ Trajneri Deschamps: Ne jemi gati dhe do bëjmë gjithçka për të…

Delo.autor

Leave a Comment