Champions League Futboll

Letra e sinqertë e ‘La Gazzetta’ për Buffon: Gigi, kërkoni falje…

Real Madrid me një penallti të fituar në fund të ndeshjes ndaj Juventusit, siguroi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Akordimi i një penalltie në minutën e 93’ nga gjyqtari Owen, bëri që Buffon të humbas nervat duke reaguar ashtu si nuk e kemi parë asnjëherë.

Legjenda italiane përveç që nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarit, ai e ofendoi atë për t’u ndëshkuar me karton të kuq.

Fjalët ndaj gjyqtarit, Buffon nuk i ndali as pas ndeshjes në deklarata për shtyp.

Për këto deklarata, Buffon është kritikuar edhe nga miku i tij, Alessandro Del Piero, që e ka cilësuar të ngutshëm veprimin e bashkëvendësit të tij.

Njëjtë po mendon edhe gazeta italiane ‘The Gazzetta dello Sport’, që i ka kërkuar kapitenit të Juventusit që të kërkoi falje për deklarata e tij.

Në këtë letër cekën disa arsye, përfshirë edhe karriera e lavdishme e Buffonit, e po ashtu edhe të qenit model për fëmijët.

Mbetet të shihet nëse Buffon do të dalë me një letër publike për të tërhequr fjalët e tij.

Related posts

ZYRTARE/ Patrick Cutrone me klub të ri, 23-vjeçari transferohet tek skuadra e…

Delo.autor

“E ARDHMJA? JA KUR VENDOS”/ Bare jep sinjale pozitive nga Spanja: Mund të nisim stërvitjet

F.autor

Botërori “Rusi 2018″/ Interesi kombëtar del mbi atë personal te Gjermania

Sadik.Autor

Leave a Comment