Bundesliga Futboll Premier League

E ardhmja e Pulisic mes Bayernit dhe Chelsea-it

Është “luftë” mes Chelsea dhe Bayern Munich për talentin e Borussia Dortmund, Christian Pulisic. “Blutë e Londrës”, e kanë kthyer lojtarin amerikan një ndër objektivat kryesorë në merkaton e verës, duke e konsideruar zëvendësues të Eden Hazard ose Willian, në rast së një prej të dyve vendos të largohet. Pulisic shikohet një lojtar mjaft premtues për të ardhmen, duke parë edhe formën e mirë që ka shfaqur si sulmues sezonet e fundit me fanellën e verdhezinjve. Liverpool dështoi ta merrte në skuadër 19-vjeçarin në vitin 2016 dhe mbetet një admirues i tij. Megjithatë në “pole position” për shërbimet e Pulisic është klubi bavarez që përgatitet të humbasë Franck Ribery dhe Arjen Robben. Gjithsesi vështirë se Dortmund do të dëshirojë t’ia shesë yllin e tyre rivalëve të Bayern, edhe pse në të shkuarën e ka pasur të pamundur t’i rezistojë ofertave për Robert Lewandowski, Mario Gotze apo Mats Hummels. Klubi nga Westphalia e vlerëson rreth 88 mln Paund kartonin e amerikanit dhe dëshiron ta shesë atë jashtë Gjermanisë, me Chelsea që është gati të përdorë asin nën mëngë për ta marrë në “Stamford Bridge”. Bëhet fjalë për Michy Batshuayi, i cili pikërisht është i huazuar nga klubi londinez te verdhezinjtë, me këta të fundit që kërkojnë ta blejnë përfundimisht kartonin e tij. Këtë gjë mendojnë ta shfrytëzojnë më së miri drejtuesit e klubit anglez, që duan të përfshijnë në negociata shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar. Diçka është e sigurtë, në verë pritet të jetë një duel i fortë mes Chelsea dhe Bayern për Pulisic.

Related posts

REVOLUCION TEK KOMBËTARJA GJERMANE/ Këta janë 6 kandidatët e Joachim Low për prapavijën (FOTO)

Delo.autor

E PAZAKONTË NË BOSNJE/ Të irrituar brenda dhe jashtë fushe, tifozët djegin makinën e arbitrave (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA E PAFAT/ Sulmuesi Braithwaite humb penallti dhe VAR i heq golin ndaj Eibar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment