Futboll La Liga Sport

E ÇUDITSHME TEK REAL MADRID/ Trajneri e poshtëroi sërish, divorc total mes Zidane dhe Isco

Episodi i përjetuar të martën në mbrëmje midis Isco dhe Zidane në ndeshjen kundër Getafe, në të cilin Marvin dhe Arribas hynë para “senatorit” të bardhë, ishte prova përfundimtare se ekziston një divorc total midis Zidane dhe mesfushorit. Një fakt që e bën edhe më të çuditshëm faktin pse Real Madridi lejoi Odegaard të huazohej në merkaton e dimrit, pasi mesfusha e ekipit të parë ka mbetur me katër emra: Casemiro, Kroos, Modric dhe Valverde, duke pasur parasysh situatën e nderë të vetë Isco.

Lojtari i ardhur nga Malaga po duron në mënyrë stoike poshtërimet e fundit, që trajneri i tij po ia bën për t’u nënshtruar. Poshtërimi i parë erdhi në ndeshjen kundër Levante, në të cilën Militao u përjashtua. Zidane e injoroi atë (Isco nuk doli as të ngrohej) dhe vendosi të hedhë Arribas në fushë, më herët. Episodi tjetër i distancimit përfundimtar u përjetua në ndeshjen kundër Huesca. Isco u tërhoq në seancën e fundit stërvitore para se të udhëtonte në “Alto Aragón” për shkak të një dhimbjeje në shpinë. Real Madridi kishte në mesfushë vetëm Casemiro, Modric dhe Kroos…

Episodi i tretë dhe i fundit u regjistrua kundër Getafe, mbrëmë. Me Kroos të pezulluar dhe Valverde ende të dëmtuar, Isco vendosi të harrojë dhimbjen e shpinës për ta ndihmuar ekipin, në dispozicion të të cilit ishin vetëm dy mesfushorë të aftë, Modric dhe Casemiro. Sidoqoftë, Zidane befasoi duke ndryshuar sistemin për të vendosur Marvin para lojtarit nga Malaga. Për më tepër, Arribas hyri para tij. Zgjedhje e çuditshme, sepse Isco dikur ishte i rëndësishëm për Zidane, duke luajtur para Bale në dy Champions-it e fundit, të fituar nga trajneri francez.

“Nuk isha atje për të luajtur, thjesht kisha një seancë stërvitore”, – justifikoi Zidane pas ndeshjes kundër Getafe, duke u përpjekur të shuante zjarrin para publikut. Por, marrëdhënia mes të dyve, trajnerit dhe lojtarit, tashmë konsiderohet e pariparueshme. Ajo që tha Isco para “El Clasico” së fundit, më 24 tetor, e cila u kap nga kamerat e Movistar (“nëse trajneri duhet të më aktivizojë, të më hedhë në fushë në 50’ ose 60′ të lojës. Duhet të vendosë, mos të më aktivizojë në 80’) duket se ka bërë të vetën.

Që atëherë, ai ka luajtur vetëm 12% të minutave të mundshme, në 23 ndeshjet që kanë kaluar. Për më tepër, ka startuar vetëm në dy nga ato ndeshje, kundër Valencia në La Liga dhe Alcoyano në Kupën e Mbretit. Isco ishte i pari që tha se donte të largohej nga Madridi (para Odegaard dhe Jovic). Në dimër nuk mundi ta bënte këtë për shkak të mungesës së ofertave.

Related posts

ËSHTË NË FAZËN FINALE/ Rama publikon pamjet nga brenda të “Arenës Kombëtare”: Do jetë ndër më të bukurit në Europë (FOTO)

Delo.autor

RIKTHEHET NË STËRVITJE GENOA/ Aventura e Shevchenko-s nis me dy lajme të këqija

Delo.autor

Mourinho e dëshiron mesfushorin e Realit për të ndihmuar Pogban

Q.Autor

Leave a Comment