Kategoria Superiore Shqipëri

Edhe Partizani me “listë të zezë”, dërgon emrat në FSHF për gjyqtarët e padëshiruar

Protesta publike ndaj gjyqtarit Kridens Meta dhe publikimi i videove të gabimeve të tij dhe të asistenëve në ndeshjen kundër Kukësit, ishin vetëm hapat e parë të klubit kryeqyetetas. Ky i fundit sot ka bërë kërkesë zyrtare në FSHF që të mos gjykohet më nga kjo treshe.

Sipas shkresës së të kuqve, gjykimi tendencioz dhe i gabuar solli si pasojë humbjen e këtij ekipi ndaj kërkohej që Kridens Meta, Denis Rexha dhe Nertil Bregasi, të mos ishin më në drejtimin e ndeshjeve të skuadrës në vijimin e këtij sezoni, duke i shpallur të padëshiruar, ashtu siç kanë vepruar më parë edhe klube të tjera për arbitra të veçantë.

Të kuqtë kanë protestuar vazhdimisht kundër gjyqtarëve në dy sezonet e fundit dhe mënyrën se si janë penalizuar nga gjykimi i tyre. Partizani ka vendosur që nga tani e tutje të shoqërojë protestat ndaj gjykimit me shkresa në FSHF, për t’i bërë të ditur zyrtarisht këtij institucioni pretendimet që ka, duke kërkuar njëkohësisht që të merren masa ndaj këtyre gjyqtarëve në rastet kur konstatohen gabime.

Related posts

ZYRTARE/ Tirana rinovon kontratën me mesfushorin Batha, ja akordi

Delo.autor

Thyhet “tabuja”, një femër merr kurajën të kandidojë në zgjedhjet e FSHF-së

Q.Autor

BËN GATI PLANIN PËR SFIDËN ME MOLDAVINË/ Edi Reja nis menjëherë nga puna, ja kur grumbullohet kombëtarja

Delo.autor

Leave a Comment