Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arsenal bën dalje Granit Xhakën, telefonon Eriksen dhe Isco

Arsenali është zhgënjimi i madh i kësaj pjese të parë të kampionatit anglez. Ai ka humbur 8 herë në 14 ndeshje, nuk ka fituar një ndeshje që nga 1 nëntori (1-0 ndaj Manchester United) dhe është i 15-ti në renditje, me 17 pikë prapa Liverpool. Mikel Arteta, megjithatë, është i vetmi që nuk rrezikon postin e tij. Trajneri bask, ish-zëvendësi i Guardiolës te Manchester City, u punësua një vit më parë, më 20 dhjetor, dhe mbetet i paprekshëm, në sajë të besueshmërisë që e fitoi me triumfin në “FA Cup” kundër Chelsea dhe “Community Shield” ndaj Liverpool.

Në janar, ai do të jetë në gjendje të llogarisë mbështetjen e menaxherëve të klubit për të ridizajnuar skuadrën, së cilës i mungon cilësia, mbi të gjitha në mesfushë. Aty, emrat për skarcim duket se janë të shumtë: nga Thomas Partey (ish i Atletico Madrid) te Elneny, deri te Granit Xhaka. Shqiptari i është ofruar Interit si pjesë e shkëmbimit me Eriksen, pasi hyri në konflikt me Arteta për mosdisiplinimin e tij. Fatale për 28-vjeçarin duket se ka qenë kartoni i kuq i fundit, marrë më 13 dhjetor, në humbjen 1-0 kundër Burnley, kur u përlesh me kundërshtarin.

Trajneri i “Topçinjve” ka folur me Eriksen, dëshiron ta rikthejë danezin përsëri në Premier League, duke qenë se nuk po angazhohet nga Conte. Po ashtu, Arteta synon të marrë Isco, jashtë planeve të Real Madridit. Zidane e ka përdorur atë vetëm një herë (për 26 minuta, kundër Athletic Bilbao), në katër sfidat e fundit të La Liga. Presidenti Perez tashmë i ka vendosur çmimin mesfushorit: 20 milionë euro.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË FOKUS/ Presidenti i klubit Santos beson: Neymar do të transferohet te Real Madrid…

Delo.autor

Shifra të frikshme, Ronaldo shkatërrues ndaj Malaga-s

Sadik.Autor

SUPERLIGA/ Kukësi-Flamurtari dhe Teuta-Tirana, për gjithçka ose asgjë

Isa.Autor

Leave a Comment