Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Zbardhet kalendari i plotë, Shqipëria e vajzave e nis në shtëpi kundër Ukrainës dhe e mbyll ndaj Çekisë

Shqipëria njohu pak ditë më parë kundërshtarët që do të ketë përballë në grupin B4 të UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Kroacinë, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në UEFA Nations League në shtëpi ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet më datë 21 shkurt. Katër ditë më vonë, më 25 shkurt, kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në transfertë kundër Çekisë.

Skuadra do të rikthehet me dy ndeshjet e tjera në muajin prill. Fillimisht më datë 4 prill, kuqezezat do të luajnë në shtëpi kundër Kroacisë e më pas do të përballen sërish me Kroacinë më 8 prill për ndeshjen e kthimit

Dy ndeshjet e fundit të grupit B4 në UEFA Nations League Shqipëria do t’i zhvillojë më 30 maj dhe 3 qershor. Përballja ndaj Ukrainës është planifikuar të luhet më 30 maj ndërsa vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e fundit të Nations League kundër Çekisë më 3 qershor.

Oraret e ndeshjeve do të përcaktohen më vonë dhe do të bëhen me dije nga Federata e Futbollit për opinionin publik dhe median.

Kalendari i plotë i Shqipërisë në Women’s Nations League

Shqipëri vs Ukrainë, 21.02.2025
Çeki vs Shqipëri, 25.02.2025
Shqipëri vs Kroaci, 04.04.2025
Kroaci vs Shqipëri, 08.04.2025
Ukrainë vs Shqipëri, 30.05.2025
Shqipëri vs Çeki, 03.06.2025

Related posts

“TEK INTER LUAJMË ME DY SULMUES”/ Lukaku: Conte është si unë, urrejmë të dy të njëjtën gjë

Delo.autor

Italianët protagonistët e Turit, Gaffurini fiton etapën e 4-t, Gazzara lider

Sadik.Autor

U TREGUAN TË ASHPËR ME KOSOVARIN PAS DERBIT TË LODRËS/ Xhaka reagon ndaj kritikëve: Askush nuk flet për…

Delo.autor

Leave a Comment