Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

U INFEKUTA ME KORONAVIRUS/ Lajm i mirë për sulmuesin Broja, ylli i Kombëtares mposht COVID-19

Sulmuesi i Shqipërisë dhe Viteses Armando Broja është kthyer në stërvitje me skuadrës holandeze. Teksa ekipi përgatitet për ndeshjen e nesërme kundër AZ Alkmarit, futbollisti i Çelsit, i cili është huzaur te Vitese ka dalë sot në fushën stërvitore të ekipit verdhezi.

Megjithatë, trajneri i Viteses Tomas Leç nuk konfirmoi nëse Broja mund të jetë nesër titullar, pasi ende nuk është në gjendje optimale fizike pas shërimit nga ‘COVID’-i.

“Nuk është një mundësi që ai ta nisë ndeshjen si titullar. Me shumë mundësi do ta grumbulloj, por Broja nuk është kthyer në 100%-shin e tij”, deklaroi Leç në prag të ndeshjes ndaj AZ Alkmarit.

19-vjeçari ka munguar në 3 ndeshjet e fundit (2 në kampionat dhe një kupë) pasi ka qëndruar në karantinë për shkak se ishte infektuar me ‘COVID’.

Related posts

POSTON FOTON EPIKE DHE “THUMBON” VIDAL/ Evra: Të jesh juventin deri në fund është e vetmja gjë që vlen

Delo.autor

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ Merret vendimi përfundimtar për ndeshjet e sotme në Kategorinë Superiore (FOTO)

Delo.autor

Liverpooli thellon shifrat, shënon golin e radhës Shaqiri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment