Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Liverpool nuk heq dorë nga Mohamed Salah, gati oferta marramendëse për egjiptianin

Liverpool nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Mohamed Salah dhe duket se ka përgatitur një ofertë të çmendur për ta bindur egjiptianin që të rinovojë kontratën.

Sipas Goal.com, Të Kuqtë kanë ndërmend t’i ofrojnë yllit të tyre një shifër më të lartë se 200 mijë sterlinat që përfiton nga marrëveshja aktuale, që skadon në në vitin 2023.

Nga ana e tij, egjiptiani e di se kontrata e ardhshme që do të nënshkruajë mund të jetë kontratat e fundit e rëndësishme  e karrierës së tij, duke parë se lojtari është afër të tridhjetave.

Kjo mund ta shtyjë atë të shikojë përreth para se të pranojë, edhe pse është i vetëdijshëm për interesimin e skuadrave të mëdha të Europës si Real Madrid dhe PSG.

Related posts

Dita VENDIMTARE për Milanin/ Li dhe Elliott në garë për presidencën e “kuqezinjëve”

Isa.Autor

Nisin dy takimet e Grupit C, Franca për vendin e parë, Danimarka e Australia për kualifikim

Sadik.Autor

RIKTHIMI I ALLEGRIT TEK JUVENTUS/ Për trajnerin Pirlo del pista e re në Serinë A. Ja skuadra surprizë…

Delo.autor

Leave a Comment