Futboll International

Arabia Saudite rrezikon përjashtimin nga Botërori, ja çfarë thotë FIFA

Trupi qeverisës i FIFA-s po monitoron aksionet politike në futboll që kanë shfaqur Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në muajt aktual për të bllokuar Katarin dhe do të takohen me këto shtete së shpejti ashtu siç ndodhi me Peru-në dhe Spanjë-n. Për Arabinë Saudite rezultatet mund të jenë shkatërruese, sepse në rast se ata janë përfshirë në këtë çështje dhe nuk e korrigjojnë gabimin, atëherë nuk do të marrin pjesë në Botërorin e Rusisë.

FIFA është e shqetësuar për politizimin në rritje të futbollit që Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po luajnë kundër Katarit, vendit pritës të Kupës së Botës 2022, që nga fillimi i bllokadës kundër emirit të Katarit.

Gjatë Kupës së Gjirit të zhvilluar së fundmi në muajin dhjetor, në të cilën morën pjesë tetë vendet e zonës, duke i ofruar Kuvajtit për të zëvendësuar Katarin. Në atë kohë mediat shtetërore saudite ofruan shpërblime të mëdha ekonomike për përzgjedhjen e Bahreinit për “mposhtjen e terroristëve” të Katarit. Shpërndarja e mesazheve luftuese kundër lojtarëve dhe ekipit të Katarit u prit me shqetësim nga AFC (Konfederata Aziatike) dhe nga FIFA për shkak se krijoi një klimë të nxitjes ndaj dhunës.

Episode të tjera të kohëve të fundit, si refuzimi i skuadrave të Arabisë Saudite dhe të Emirateve Arabe për të luajtur në Katar ose për të pranuar ekipe nga Katari në Ligën e Kampionëve aziatike, duhej të korrigjohej shpejt nga AFC, e cila paralajmëroi të dy vendet për sanksionin e ashpër që do të merrnin. Për mos respektimin e rregullave të kompeticionit. Ata përfundimisht ranë dakord t’i përmbaheshin rregullave të konfederatës, por ekipi nga Katari, Al Gharafa dhe lojtari i tyre kryesor Wesley Sneijder, pësuan një ngacmim kur ata udhëtuan javën e kaluar në Abu Dhabi për ndeshjen e tyre të Ligës së Kampionëve kundër Al Jazira të sheikut Mansour bin Zayed, pronar i Manchester City.

Fluturimi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe u bë nga Omani (si rezultati i bllokadës së EBA mbi fluturimet direkte nga Katari) dhe u vonua për më shumë se 8 orë kur u raportua nga Abu Dhabi se nuk ishte e mundur të fluturonin në mjegull. Shpjegimi nuk e ka bindur AFC-në që të verifikojë se numrat e fluturimeve nga destinacionet e tjera zbarkuan pa asnjë vonesë apo pengesë.

FIFA nuk dëshiron më shumë akte të politizimit të futbollit dhe së bashku me AFC mund të ndërhyjë së shpejti.

Related posts

ZËVËNDËSUESI I RONALDOS/ REALI bën merkato në Itali, kërkon yjet e kampionatit

Isa.Autor

KONKURRENCA DHE ANTIPATIA/ Neymar “tallet” me Mbappe, ky i fundit e…(VIDEO)

Isa.Autor

“Emirates Stadium”, respekti i fundit për Wenger… (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment