Champions League UEFA

Montella: Mourinho është një “pionier” i taktikës!

Trajneri i Sevilla, Vincenzo Montella, e ka përshkruar trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho, si një “pionier” i taktikës së futbollit, në prag të përballjes mes tyre në 1/8-t e finaleve të Champions League. Të mërkurën skuadra e Jose Mourinho do të vizitojë spanjollët në një veprimtari që e ka fituar dy herë si trajneri i Porto dhe Inter, ndërsa ka fituar edhe dy herë Europa League me Porto dhe Manchester United. “Mourinho është një pionier kur bëhet fjalë për taktikën në futboll, – tha Montella në konferencën për shtyp. – Kam lexuar shumë libra ku përmendet ai dhe mendoj se është një nga rivalët më të vështirë për t’u përballur.”

Sevilla head coach Vincenzo Montella had plenty of praise for Mourinho

Jose Mourinho is in his first Champions League campaign with Manchester United

Sevilla nuk është kualifikuar asnjëherë për në çerekfinalet e Champions League, ndërsa Manchester United ka humbur vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit të luajtura ndaj ekipeve spanjolle, gjithsesi Montella mendon se skuadra e tij, që renditet në vendin e pestë të La Liga, është e gatshme të përballet si e barabartë me “djajtë”, që janë në vendin e dytë të Premier League. Italiani deklaroi: “E pres me padurim këtë ndeshje, ku duhet të jemi gati mendërisht dhe fizikisht. Do të jetë një ditë e madhe për klubin e Sevilla, një ndeshje e madhe. Nuk e di sa ndeshje të tilla ka pasur Mourinho në karrierën e tij, por për mua është e para. Ju garantoj se skuadra ime do të jetë gati për të synuar kualifikimin në harkun e dy përballjeve.”

Related posts

Ish portieri i Liverpul:Futbolli është një lojë për anglezët, Roma bën futboll të mërzitshëm

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Drita i jep lamtumirën Championsit, por jo Europës, ja rivali i radhës!

Isa.Autor

A TË QAJ 5 MINUTA? Humbja e djeshme, ja si tifozët e Serie A ironizojnë Juventusin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment