Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

STATISTIKAT/ Rikthehet “Pitbulli” shqiptar, Keidi Bare i pakalueshëm ndaj Almerias së Balliut

Keidi Bare ishte blerja më e shtrenjtë tek Espanjoli këtë verë dhe pa më të voglin dyshim, mesfushori po e tregon diçka të tillë në fushën e lojës. Këtë fundjavë, ndaj Almerias së Ivan Balliut, futbollisti i Kombëtares luajti të katërtën ndeshje radhazi si titullar dhe e dyta për të me 90 minuta të plota në fushë.

Megjithëse vjen pas një dëmtimi, “Pitbulli” regjistroi statika dominuese përballë lojtarëve kundërshtarë. Bare dha 28 pasime, ku saktësia e të cilave ishte 88%. Më tej, ia doli që të fitojë 70% të dueleve në tokë dhe 100% të atyre në ajër. Baren nuk ia doli që ta kalojë asnjë lojtar i Almerias përgjatë 90 minutave. Mesfushori kuqezi, duke bërë një nga ndeshjet e tij më të mira deri më tani, arriti që të rikuperojë edhe 6 topa, numri më i lartë në ndeshje bashkë me Puadon.

Për skuadrën e Visente Morenos, Bare është shndërruar në liderin e ri të mesfushës.

Related posts

Trajneri i Arsenalit tregon se kush janë mjeshtrit e simulimit

Q.Autor

(VIDEO) Manchester City dyfishon rezultatin ndaj Bournemouth, ja autori i golit

Q.Autor

“I GJUAN…”/ Mourinho për Pogba: E pranoj, këtë gjë e bën më mirë se unë

Isa.Autor

Leave a Comment