Futboll Sport

YLLI THURAM PËSHTYU LOJTARIN KUNDËRSHTAR NË FYTYRË/ Babai i sulmuesit: Kam pyetur veten nëse ishte djali im

Gjesti i Marcus Thuram, sulmues i Borussia Monchengladbach në qendër të polemikave pasi ka pështyrë Stefan Posch të Hoffenheim-it në fytyrë në javën e fundit të Bundesliga-s dhe i skualifikuar për gjashtë javë nga federata gjermane (me 40 mijë euro gjobë), është dënuar edhe nga babai Lilian:

“Është më se e kuptueshme ajo që po ndodh në media, unë vetë po e shikoja ndeshjen, kam mbetur i tronditur, kam pyetur edhe nëse ishte me të vërtetë djali im”, ka thënë ish-mbrojtësi i Francës dhe Juventus-it për RCI Radio.

“Më ka thënë  ‘baba, nuk doja që njerëzit të mendonin se do të pështyja dikë me qëllim, nuk ka asnjë kuptim”.

Lilian ka zbuluar më pas se djali e ka kuptuar menjëherë gabimin e bërë dhe “kur ka marrë kartonin e kuq, personi i parë që ka marrë në telefon kur ka shkuar në dhomat e zhveshjes ka qenë vëllai i vogël, për t’i thënë ‘Kephren, nuk e kam bërë me qëllim’”.

“Mendoj se ka folur me vëllanë e vogël, sepse e njeh babanë e tij”, ka thënë ish-kampioni i botës me Francën në 1998-ës.

Marcus Thuram, për shkak të gjestit të tij, është gjobitur edhe nga Monchengladbach, që do t’i mbajë një muaj rrogë.

Related posts

ZYRTARE/ Inter siguron dy talente. Një grek dhe një bullgar për të ardhmen, ja emrat…

Delo.autor

“SA SHKELA UNË NË STADIUM…”/ Moderatorja zbulon prapaskenat: Arsyeja e formës së Tiranës jam unë!

Delo.autor

DEL E VËRTETA/ SHERRI pas ndeshjes: PAMJET E REJA tregojnë se McGregor ka goditur…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment