Basketball Sport

NBA/ Lakers e nisin me humbje sezonin e ri, Clippers fitojnë derbin

NBA ka ngritur sot siparin e sezonit 2020-2021 dhe që në ditën e parë nuk munguan surprizat. Skuadra kampione e Lakers u mund 116-109 nga Clippers në derbin e Los Anxhelosit. Para ndeshjes, lojtarët e Lakers morën unazën për titullin kampion.

Një ndeshje e vendosur në fund, me Paul George që realizoi 33 pikë, mbështetur edhe nga Leonard me 26 pikë (6 lojtarë të Clippers realizuan mbi 10 pikë).

Për Lakers, LeBron James realizoi 22 pikë e Davis 18, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Fiton edhe skuadra e Brooklyn Nets, që mundi 125-99 Golden State. Brooklyn u shkëput që në periodën e parë, ku u dalluan Irving me 26 pikë e Durant me 22, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e Curry për Warriors.

Related posts

Lakers u fut frikën rivalëve, mund edhe Oklahomën, fitojnë Golden State e Boston

Q.Autor

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Bajrami dhe Çekiçi do të luftojnë për një vend titullari, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

BENZEMA NUK E HARRON/ Sulmuesi francez ka një mesazh BEFASUES për RONALDON

Isa.Autor

Leave a Comment