Sport Të tjera

SKANDALI/ Doli pozitiv me doping, ja dënimi i rëndë që merr kampioni i botës në çiklizëm…

Ish-kampioni i botës në garat e ndjekjes në çiklizëm, kolumbiani Fabian Puerta, është përjshtuar 4 vjet nga të gjitha garat e çiklizmit. Vendimi është marrë nga UCI (Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit), pasi ai ka dalë pozitiv me një steroid anabolik.

Puerta, 29 vjeç, është shpallur kampion bote në mars të vitit 2018. Po atë vit, në qershor, ai doli pozitiv pas një testi antidoping (bolderone) jashtë garave dhe u pezullua 2 muaj.

“Çiklisti ka shkelur rregullat antidoping dhe në bazë të rregullave ai është dënuar 4 vjet nga të gjitha eventet”, tha UCI. Dënimi nis nga qershori i 2018-ës, pra Puerta do të humbasë Olimpiadën që zhvillohet verën e ardhshme.

Pavarësisht dënimit, çiklisti u shpreh se do ta apelojë atë pranë CAS-it të Lozanës.

Related posts

“The Best”/ NUK KA DYSHIME: MODRIC shpallet lojtari më i mirë i vitit (VIDEO)

Isa.Autor

U TRANSFERUA TEK MILAN PARA DY SEZONESH/ Drejt prishjes së kontratës me “Kuqezinjtë” mesfushori…

Delo.autor

AKUZON KLUBET E PREMIER LEAGUE/ Klopp: Nuk duan t’ia dijnë për shëndetin e lojtarëve

Delo.autor

Leave a Comment