Futboll Seria A Sport

HISTORI EPOKALE/ 32 vite më parë, kur Maldini debutonte me Italinë në Ballkan

Për Paolo Maldini, 31 marsi 1988 është një datë e veçantë. Si sot 32 vite më parë, mbrojtësi legjendar i Milanit vulosi ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare me Italinë. Një histori epokale, që do të zgjaste deri në vitin 2002, duke e vendosur atë në vendin e tretë të klasifikimit special të të gjitha kohërave, të lojtarëve më të aktivizuar blu, me 126 paraqitje. Përpara tij janë vetëm Fabio Cannavaro dhe Gigi Buffon.

Ndeshja ndaj Jugosllavisë ishte miqësore, përfundoi 1-1, me gola të Vialli dhe Jakovljevic. I riu i atëhershëm, Maldini (nuk ishte as 20 vjeç) u hodh në fushë nga Vicini në minutën e tetë të pjesës së dytë, në vend të Francini. Në të njëjtin vit, ai u thirr në Kampionatin Europian, duke luajtur të katër ndeshjet e Italisë si startues, më pas u mund në gjysmëfinale nga Bashkimi Sovjetik.

Maldini dhe Italia, një histori epokale
Paolo u bë menjëherë pjesë e “shtyllës kurrizore” të Italisë, si një lider i mbrojtjes. E nisi me trajnerin Vicini, teksa në Kupën e Botës së vitit 1990 do të pësonte zhgënjimin e madh, duke humbur në gjysmëfinale me penallti, kundër Argjentinës së Maradonës. Nën udhëheqjen e Sacchi, ai shënoi golin e tij të parë me ekipin kombëtar, në 20 janar 1993. Paolo mori pjesë si lider në Kupën e Botës 1994, që sërish e humbi me penallti; këtë herë në finale kundër Brazilit. Botërorin e tretë e zhvillua me babanë e tij, Cesare, në stol, dhe me shiritin e kapitenit në krah.

Penalltitë për herë të pestë, në çerekfinale kundër Francës, ishin fatale. Edhe në Europianët e viteve 1996 e 2000, si dhe Botërorin 2002, Maldini ka qenë gjithmonë aty, si një nga protagonistët e mrekullueshëm të historisë së futbollit italian. Trapattoni u përpoq ta bindte atë të luante edhe në Kampionatin Europian 2004, por tërheqja e legjendës ishte përfundimtare. “Unë e shpjegova zgjedhjen time, – tha ai gjatë një interviste. – Trapatoni më mirëkuptoi”.

Ndeshja debutuese e Paolo Maldini
Jugosllavi-Itali 1-1
Golat: Jakovljevic 45’ / Vialli 10’
Jugoslavia: Radaca, Stanojkovic (Tosic 81’), Miljus, Katanec, Vulic, Radanovic, Stojkovic (Krivokapic 87’), Brnovic, Pancev (Asanovic 81’), Savicevic, Jakovljevic. Trajner: Osim
Italia: Zenga, Bergomi, Francini (Maldini 53’), Baresi, Ferri, De Agostini (Fusi 74’), Donadoni, De Napoli, Mancini, Giannini, Vialli. Trajner: Vicini
Gjyqtar: Kohl (Austri)

Related posts

BOTËRORI U-17/ Sfidë e pabesueshme mes Finlandës dhe Zvicrës, një ndeshje zyrtare me 12 shqiptarë (FOTO)

Delo.autor

TË PANDALSHËM/ Manchester City dyfishon rezultatin ndaj Bighton (VIDEO)

Isa.Autor

“TË LUAJA ME ZIDANE ISHTE DHURATË NGA ZOTI”/ Willy Sagnol: Ja kundërshtari më i vështirë…

Delo.autor

Leave a Comment