Futboll Seria A Sport

U VENDOS FATI I NDESHJES/ Ja data kur mund të zhvillohet sfida Juventus-Napoli…

Juventus-Napoli do të luhet, por kur? Liga e Serisë A nuk ka ende një datë në një kalendar të ngjeshur.

Menjëherë pas vendimit të Kolegjit të Garancisë kanë nisur të diskutohen edhe hipotezat e mundshme për spostimin e finales së Superkupës ose për ta shtyrë gjithçka në fund të sezonit, në maj. Por tani lind edhe hipoteza për në shkurt.

Sipas “Corriere dello Sport”, po shqyrtohet mundësia për luajtjen e kësaj sfide më 14 shkurt, ditë që është në program sfida e kthimit në “Maradona”, por që në këtë rast do të shtyhej dhe do të vendosej një tjetër datë brenda fundit të sezonit. Janari duket se është përjashtuar si mundësi, duke qenë se ka shumë impenjime.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton paralajmëron Verstappen e “Red Bull”: Asgjë nuk ka përfunduar

Delo.autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Trajneri i Wilder bën parashikimin: Fury KO brenda 5 raundesh

Delo.autor

“Tërmet” te Argjentina, Sampaoli akuzohet për ngacmim seksual, rrezikon…

Sadik.Autor

Leave a Comment