Futboll Seria A Sport

ITALIA bëhet SHEMBULL për të gjithë/ Zgjidh çështjen e të drejtës televizive për kampionatin

Një ndër çështjet më të diskutuara në çdo fillim kampionati, lidhet me të drejtën televizive për transmetimin e ndeshjeve të ndryshme. Shpesh herë, kanalet televizive janë në rivalitet me njëra-tjetrën në lidhje me këtë çështje dhe nuk kanë munguar as akuzat dhe polemikat.

Duke parë këto problematika, drejtuesit e kampionatit italian (Lega A) kanë menduar që t’i japin një zgjidhje përfundimtare çështjes që lidhet me transmetimin e ndeshjeve duke qenë se po mendon një projekt afatgjatë. Në vitin 2021, përfundon kontrata me televizionet si “Sky Sport” dhe DAZN dhe që nga ky vit, por mendohet të vihet në zbatim një projekt tjetër.

Lega A ka menduar që të krijojë nja kanal televiziv të quajtur “Lega Channel TV” dhe do të transmetojë të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe në këtë mënyrë, nuk do të ketë më akuza apo edhe probleme në lidhje me të drejtën televizive pasi të gjithë futbolldashësit do të kenë mundësi të ndjekin kampionatin në një kanal.

Related posts

E shtuna e mbushur me spektakël/ Luajnë Juventus, Real Madrid, Bayern dhe Man United

Isa.Autor

ZYRTARE/ Qeveria spanjolle merr vendimin, shtyhet ndeshja e Real-it dhe Atletico-s

Delo.autor

ZYRTARE/ Refuzon PSG dhe Man United, nënshkruan me “Zonjën” deri në 2023

Isa.Autor

Leave a Comment