Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Mbrojtje e hekurt dhe modul i ri, lëvizjet e Contes për “rilindjen” e Inter

Interi mbylli 2020-ën duke thyer në transfertë Veronën për fitoren e shtatë radhazi në kampionat, që i projekton zikaltrit vetëm një pikë larg Milanit dhe +9 nga Juventusi (që ka një ndeshje më pak). Pas suksesit në “Bentegodi”, Antonio Konte mund të buzëqeshë për buzëqeshjen e rikthyer të lojtarëve të tij, që kanë kolauduar prapavijën dhe krahasuar me të kaluarën janë zbuluar edhe më prodhimtarë (ishte që nga sezoni 1960-’61 që Interi nuk shënonte së paku 34 gola në 14 ndeshjet e para të sezonit në Serinë A).

SISTEMIMET – Gjatë javëve të fundit Konte ka përshtatur Interin e tij me një futboll të ri, me të njëjtat parime, por ekzekutime ndryshe dhe sekreti nis nga mbrojtja, ku trioja përpara Handanoviçit gjatë ndeshjeve të fundit ka mbetur e njëjta. Ndërsa në mesfushë u la mënjanë eksperimenti i fantazistit dhe rikthimi në të kaluarën, me Brozoviçin në kabinën e “regjisë”, ka garantuar siguri dhe rezultate, në pritje të rikthimit me kohë të plotë të Sensit, që do të mund t’i ofrojë një marsh më shumë skuadrës. E në fund sulmi, më pjellori në pjesët e dyta të lojës mes pesë kampionateve kryesore europiane (23 gola).

Në Veronë, Konte eksperimentoi duke aktivizuar dy fantazistë prapa Lukakut si sulmues i vetëm. Lautaro dhe Perisiç luajtën mes hapësirave, me argjentinasin që shfrytëzoi cilësinë e tij për të bërë skuadrën të avanconte dhe t’u jepte kohë lëvizjeve sulmuese. Pasi ndikimi i Lukakut konsiderohet thelbësor, tani do të duhet të shtohet në skuadër edhe një sulmues i katërt që të lërë pushim dyshen titullare.

STRATEGJI – Siç u parashikua edhe nga Konte dhe Marota, ditët e ardhshme do të jenë thelbësore për të stiluar strategjitë e Interit në merkaton e janarit. Kampionati për momentin është pa padron, Juventusi po çalon dhe zikaltrit nuk do të kenë kupat. Rasti është shumë i mirë, këtë vit objektivi duhet të jetë fitorja dhe për t’ia arritur do të nevojitet pikërisht një sulmues i katërt, një mesfushor në vend të Eriksenit, Vesinos dhe Naingolanit e ndoshta një anësor të majtë.

Related posts

VENDIMI I UEFA-S/ Barcelona duhet të ulë shpenzimet, Messi ngel “në mes të rrugës”

Delo.autor

U SHPALLËN KAMPIONË ME “UJQËRIT E DËBORËS”/ Partizani akord me 2 futbollistë cilësorë, ja emrat

Delo.autor

KLUB LEGJENDAR/ Një kampion i madh viziton Milanin në SHBA…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment