Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Futbollisti i Kombëtares “braktis” Shkëndijën e Ernest Gjokës, arrin akordin me ekipin kampione të…

Shkëndija e Ernest Gjokës, ka humbur një nga lojtarët më të dalluar në këtë sezon. Bëhet fjalë për Valon Ahmedin, futbollistin që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare.

Sipas “sportmedia.mk”, 26-vjeçari është larguar nga Tetova dhe ka arritur akordin me skuadrën kampione të Bjellorusisë, Shakhtar Soligorsk.

Kujtojmë që Ahmedi iu bashkua Shkëndijës në muajin janar të vitit të kaluar nga kroatët e Inter Zapresiç, teksa tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin bjellorus.

Për sa i përket ekipeve Kombëtares, mesfushori nga Ohri është aktivizuar 7 ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë, 2 me Shpresat dhe 2 me Kombëtaren A.

Related posts

SHQIPËRIA HUMBET TERREN NË FIFA/ Kuqezinjtë në vendin e 67-të, parakalon Gjeorgjia

F.autor

RIKTHEHEN KAMPIONATET/ Chelsea pret “djatë e kuq”. Mourinho drejt letrës së fundit, Lukaku shihet si shpëtimtari

Isa.Autor

E bleu 25 milionë euro/ Zbuloni çmimin qesharak që mund ta shesë Milani sulmuesin e tij

Isa.Autor

Leave a Comment